Home




Rreth nesh




Shërbimet




Kontakt




 
 
Akomodimi ........

Çmimet ........

Rezervimi ........

Galeria ........

OFERTA SPECIALE ........

 
 
 





Ulqini me resurse të shumta natyrore, më një numertë madh të akomodimeve të kategorive të ndryshme, tërheq me bukuri magjepse nga muaji prill deri në tetor. Mijera turistë nga vendi dhe nga bota vijnë këtu. Qielli i kaltër, plazhet më rërë, uji i ngrohtë dhe i kthjelltë, më më shumë se 270 ditë me diell gjatë vitit ofron një kënaqësi të jashtëzakonshme shpirtërore dhe trupore.

Ulqini është një ndër qytetet më të vjetra në Mesdhe Me histori dhe kulturë të lashtë 2 500 vjeçare që e kanë shenuar Ilirët, Grekët, Romakët, Sllavet, Balshajt, Venedikasit dhe Perendoria Otomane. Të gjithë këto gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të pashlyer. Këto janë të dukshme në çdo hap brenda mureve të lashta të Kallasë dhe flasin për një kulturë të kësaj hapësire, të cilët as tërmetet, por, as  dora e njeriut nuk ka mundur ta shlyej.

Arnold von Harf gjatë udhëtimit për në Orient  thotë se kështu e ka paramenduar Parajsën, duke e parë Kalanë të ngritur në shkëmb.

Migel de Servantesi këtu gjeti inspirimin për Dulsinejën e tij të faqmshme, të cilën më vonë e qendisi në romanin Don Kishoti.













Sabataj Cevi, reformatori i Talmudit, këtu i kalon  ditët e fundit të jetesës.


Këto jan vetëm disa nga personazhët e njohur të cilët e kanë shenuar këtë hapësire të pa përsëritur.
Me 25 000 banorë të cilët jetojnë një një harmoni. Ulqini është shembull i një bashkëjetese, tolerance ndëretnike dhe ndërkonfesionale.





Rrethina e Ulqinit është e bukur dhe atraktrive.Ullinjtë njëmijëvjeçarë të tërheqin me bukurinë e tyre magjepse. Pylli i  pishave me burime të ujit të surfullit është parajsë për të gjithë që e duan natyrën.



 

 



Vetëm 20 km. nga qyteti i Ulqinit gjendet qyteti antik.- Svaçi- sot Shasi. Shtrihet mbi liqenin  e Shasit, prandaj ju sugjerojmë ta vizitoni atë. Kështu për pak çaste u jepet mundësia që të ktheheni në të kaluarën. Këtu në çdo pëllëmbë gërshetohen legjendat dhe e vërteta. Rrenojat e kishave dhe ambienti tërheqës i liqenit me mbi 250 lloj zogjësh me siguri tek ju lënë mbresa të paharruara.










N ë fund të Plazhit të Madh - 18 km. larg nga Ulqini gjendet lumi  Buna., Amazoni i Malit të Zi. Me gjatësi  44 km. njihet nga një florë dhe faunë të pasur. Në brigjet e saja, në afërsi të derdhjes së saj në detë, gjenden restorante dhe kasolla të shumta mbi ujë, duke e tërhequr vëmendjen e mysafirëve që e vizitojnë atë. Në grykën e lumit gjendet ishulli Ada me një ofertë të madhe turistike dedikuar kryesisht nudistëve. Ky vend është parajsë e vërtetë për shpirt dhe për trup.